Një histori dashurie me ILVE!
Ju prezantojmë me Ruth dhe Andrea – një fashioniste britanike dhe një kuzhinier autentik italian. Pas shtatë vitesh jetese në rrëmujën e Londrës qendrore dhe Trevisos, ata ishin të dëshpëruar për të ndryshuar rrënjësisht stilin e tyre të jetesës.
Nëntë vjet më parë gjetën shtëpinë e tyre të përsosur, të braktisur në pyll. Me ‘perfekt’, ata nënkuptonin një shtëpi krejtësisht të shkatërruar, të pabanueshme, pa çati, ujë të rrjedhshëm apo energji elektrike dhe pikërisht në këtë vend bëjnë investimin e tyre të parë…
Hapën shkollën ‘OurRustica B&B dhe Cookery’, një fole krijuese, e sigurt dhe e lumtur për ata dhe vizitorët që prisnin aty. Në një botë ndryshe, tashmë është një vend i mrekullueshëm për të ardhur për t’u çlodhur, për të qeshur, për të gatuar, për të ngrënë, për të pirë Prosecco dhe për t’a lënë veten të lirë.
Kurset e tyre ishin të dedikuara për çifte dhe grupe të vogla, që zgjasnin nga një gjysmë dite deri në një javë të plotë. Kurset konsistonin në gatime sezonale dhe të përshtatura për interesat e tyre në kuzhinë, ndaj i ofroheshin zgjedhje nga krijimi i vaktit ideal italian me tre ose katër pjata, deri tek përqendrimi në receta specifike si: pasta të freskëta, pica italiane, bukë, perime, peshk, mish apo ëmbëlsirë.
Zgjidhnin përbërësit më të freskët nga kopshti me perime, bluanin miellin në mullinj lokalë, vizitonin prodhuesit artizanal të djathit për të zgjedhur shijen e preferuar dhe riktheheshin në OurRustica B&B për ti gatuar në sobën ILVE NOSTALGIE ndërsa shijonin një gotë të ftohtë DOCG Prosecco në dorë!
Vitet kaluan dhe Ruth dhe Andrea nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të zëvendësonin sobën e tyre të integruar ILVE pasi e përdornin për shumë vite. Adrea u shpreh:
“Nuk e harrojmë dot kurrë dashurinë tonë të parë, kështu që furra jonë e re do të duhet të jetë një furrë ILVE. Së bashku me pianurën e integruar, e cila është gjithashtu pjesë e koleksionit Nostalgie, furra jonë e parë ILVE ishte për një kohë të gjatë mbreti i padiskutueshëm i kuzhinës dhe një mjet thelbësor për shkollën e gatimit. Kur zgjodhëm një zëvendësues të përshtatshëm, shitësi jonë i besuar mendoi se do të ishte një ide e shkëlqyer të shkonim direkt në kompani për të parë ‘botën’ e ILVE. Ky ishte padyshim një moment vendimtar pasi ne kishim krijuar një lidhje të veçantë, sa nuk mund ta zëvendësonim atë pajisje me asnjë tjetër për shkak të vlerës emocionale që na kishte krijuar!’
View this post on Instagram
Një histori e bukur dashurie që nis me ILVE, është e destinuar të zgjasë përjetësisht!
Leave a Reply