Vanto Home aktualisht operon me tre showroome të pozicionuara në pika të ndryshme në Tiranë dhe bashkëpunon ngushtësisht me studiot dhe arkitektët më të famshëm në mbarë Shqipërinë.

Jemi krenarë që në vite kemi vendosur një standard të ri për shitjen me pakicë të pajisjeve elektroshtëpiake në Shqipëri. Showroomi ynë “VANTO EXPERIENCE” me krenari mund të themi që është i pari dhe i vetmi showroom në Shqipëri dhe rajon, i bazuar tërësisht mbi një koncept inovativ i përvojës unike paraprake me produktin, ku çdo klient mund të provojë dhe përjetojë personalisht, dizajnin, cilësinë dhe teknologjinë e çdo produkti.

Më shumë se sa thjesht ekspozimi i markave elegante, dhe padiskutim markat më të mira në botë, showroomet tona frymëzojnë klientët tanë me një përvojë unike. Ata mund të shohin pajisjet e ekspozuara në një dimension real, e cila ua thjeshton në maksimum përzgjedhjen dhe përvojën e blerjes së një produkti. Ata mund t’i prekin dhe t’i përfytyrojnë produktet, duke i përdorur  njëlloj si të ishin në shtëpinë e tyre.

Klientët tanë mund të marrin pjesë në evente të ndryshme gatimi me shefat më të mirë, miqtë tanë të Vanto Experience (e para e këtij lloji në Shqipëri), dhe mund të shijojnë ushqime të shijshme dhe ëmbëlsira fantastike të përgatitura më shumë pasion me pajisjet më të fundit të ekspozuara në showroomin tonë, të njëjta me ato që do të donin të blinin për shtëpinë e tyre.

Faqja jonë, gjithashtu imiton përvojën e një showroomi real, me fotografi dhe video cilësore, informacione hollësishme mbi produktet, shërbimet dhe mënyrat e përdorimit të tyre.

Ne nuk kujdesemi vetëm për shitjen e produktit, por kemi një qasje tërësisht etike dhe bashkë me produktin sugjerojmë një vlerë të shtuar, një stil jetesë më cilësore dhe më luksoze, një formë neo-luksi, e cila kombinon në maksimum cilësinë me elegancën (dizjanin dhe trendin), funksionalitetin dhe jetëgjatësinë  e produkteve.

E pakrahasueshme për ne do të thotë më shumë sesa thjesht të pretendosh të jesh më i miri, të përpiqesh pareshtur për të arritur përsosmërinë e përvojës së çdo klienti. Do të thotë t’i thuash “JO” çdo kënaqësie të momentit dhe të jesh gjithmonë i etur për shumë më shumë, për detaje që lënë mbresa të pakrahasueshme për çdo klient. Do të thotë të flakësh tutje ‘manualin e rregullave dhe pritshmërive” dhe të bësh të pamundurën për t’i dhuruar klientit një kënaqësi të jashtëzakonshme që zgjat përgjithmonë.

Mund të jenë gjëra në dukje të vogla, të tilla si: përzgjedhja e lavatriçes ideale për një lavanderi të vogël, e frigoriferit apo kompletit të kuzhinës që përshtatet me pasionin tuaj për gatimin apo dizajnin, ndjekja e ecurisë së garanicë së prodhuesit për një produkt, asistenca e vazhdueshme për mirëmbajtjen e një pajisjeje, apo këshillat dhe sugjerimet për një performancë më të mirë të pajisjeve tuaja, por që në fund të fundit bëjnë diferencën.

Pasioni ynë është që të ofrojmë një përvojë fantastike. Një klient, një përvojë unike. Ne përpiqemi të themi “PO” në një botë plot me “JO” dhe shpesh kjo nënkupton të THYESH RREGULLAT dhe të jesh larg të ZAKONSHMES. Ne ndjekim atë që pak të tjerë guxojnë, sepse për ne fjala ‘E PAMUNDUR’ është thjesht një tjetër pengesë në rrugën tonë drejt progresit. Megjithatë, pavarësisht pasionit tonë, ne kurrë nuk i harrojmë vlerat tona, ato janë në zemër të gjithçkaje që ne bëjmë.

Ne frymëzohemi nga tradita dhe pasioni. Ne nuk udhëhiqemi nga rregullat dhe qasja e të tjerëve në industrinë tonë, ose nuk e përcaktojmë strategjitë tona nga parimet e analogjisë. Ne udhëheqim. Ne përtërijmë veten dhe sjellim risi në gjithçka që ofrojmë; produkte dhe shërbime.