ILVE
Projektuar posaçërisht për të apasionuarit për gatimin në shtëpi dhe profesionistët e kuzhinave, ILVE është e përkushtuar për të sjellë shumëllojshmërinë dhe performancën e markës së saj unike italiane. Shumë të njohur për kërkimet e tyre të vazhdueshme dhe të paepura për teknologjinë dhe inovacionin, çdo furrë ILVE montohet me kujdes manualisht nga një mjeshtër dhe çdo gjë është e ndërtuar nga materialet më të mira në dispozicion, duke siguruar që çdo pajisje ILVE të jetë një vepër e arti në kuzhinën tuaj.
Historia
Historia ILVE nis në Campodarsego-n e viteve 1950, një qytezë në afërsi të Venecias, në Itali, ose me saktë kur dy miq të ngushtë, z. Illoti dhe z. Berno nisën të projektojnë njësitë e para komerciale të gatimit. Në vitet 1960, të dy burrat zgjeruan aktivetet e tyre, duke u fokusuar në projektimin dhe prodhimin e njësive të tjera profesionale të gatimit, por të përshtatura për shtëpitë. Pikërisht, nga këtu, ILVE nisi të zhvillonte stilin dhe teknologjinë e saj unike, sigurisht duke mos harruar kurrë rrënjët e saj tradicionale. Tani në pronësinë e fëmijëve të themeluesve të saj, kompania ende vazhdon të ruajë po njëjtën krenari, përkushtim dhe pasion për të përsosurën. ILVE shquhet për një eksperiencë unike dhe të pakrahasueshme të sistemeve të saj të gatimit dhe prej disa vitesh ky pasion vjen në tregun shqiptar nga VANTO HOME.
RISITË
Kombinimi i standardeve më të larta të mjeshtërisë tradicionale italiane me funksionalitetin e perfeksionuar të artit të gatimit, bëjnë që produktet e ILVE të pasqyrojnë një respekt për të kaluarën dhe një qasje të fuqishme inovative ndaj dizajnit dhe teknologjisë. Avantazhet e teknologjisë janë ngulitur thellë dhe me vendosmëri në ADN-në e markës dhe kjo risi reflektohet në trashëgiminë e jashtëzakonshme dhe unike të pajisjeve. Arritjet kryesore përfshijnë prezantimin e njësive madhështore të gatimit të linjë ‘Mejestic’, të prezantuara për publikun në vitin 1998 dhe veçoritë dinamike të kursimit të energjisë së gamës së produkteve të serisë ‘Quadra’, të prezantuara në vitin 2004. Vitet e fundit, ILVE ka prodhuar “gjeneratën e ardhshme” të pajisjeve, e cila përfshin njësitë e gatimit me nduksion si dhe furrat pirolitike dhe avull.