VANTO CARE
Ne besojmë se “pothuajse mjaftueshëm”, nuk është asnjëherë “mjaftueshëm mirë” për një përkujdesje ekselente. Shërbimi ndaj klientit dhe përkujdesja e vazhdueshme është thelbi i biznesit tonë dhe ne bëjmë çdo përpjekje për të siguruar përvojën më të mirë të mundshme për klientët tanë, edhe për vitet që vijnë…
Për të gjitha markat dhe produktet, të cilat janë ekskluzivitet i Vanto Home, ne ofrojmë të plotë të gjithë paketën e garancisë 2-vjeçare të prodhuesit, e cila përfshin të gjitha benefitet e riparimit dhe pjesët e këmbimit, sipas kushteve të vetë prodhuesit.

Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë kënaqësisë së klientit, ndaj dhe mundësojmë një përvojë absolute dhe për vitet pasardhëse. Ne sjellim për herë të parë në Shqipëri paketën e garancisë shtesë “Vanto Care”, e cila përfshin shërbimin e riparimi të pajisjeve të markave të caktuara dhe për një periudhë 3-vjeçare shtesë. Klienti do të paguajë vetëm çmimin e pjesëve, ndërsa “Vanto Care” ofron shërbimin e riparimit pa pagesë.

Ndërkaq, për pothuasje të gjitha markat tona, në bashkëpunim me prodhuesit, ne do të ofrojmë pjesë këmbimi për një përiudhe maksimale 15-vjeçare nga momenti i prodhimit të serie të caktuar produktit, pavarësisht nëse ajo mund të mos prodhohet më pas disa vitesh. Në këtë mënyrë, klientët tanë do të mund të përjetojnë një përvojë absolute të pajisjeve të tyre për një periudhë më të gjatë kohe dhe do t’i mund t’i përdorin ato më gjatë, përveçse në rastet kur duan të përditësojnë teknologjinë ose linjën e pajisjeve.