SIEMENS

Një nga markat me teknologjinë më inovative në sektorin e pajisjeve elektroshtëpiake, Siemens admirohet për arritjet e tyre të jashtëzakonshme inxhinierike, të karakterizuara nga kreativiteti, përsosmëria dhe saktësia preçize. Zotërimi i një pajisjeje Siemens sjell besim dhe stil në shtëpinë tuaj. Pajisijet Siemens garantojnë kënaqësitë e thjeshta në jetë: ushqimi juaj do të gatuhet gjithmonë në mënyrë të jashtëzakonshme, enët tuaja të qelqit do të jenë jashtëzakonisht të pastra dhe shijet e produkteve do të ruhen në përsosmëri.

Marka

Siemens është më shumë se thjesht një markë superiore e pajisjeve elektroshtëpiake, ajo mishëron një frymë inovacioni, disipline dhe aftësie. Historia e tyre fillon me Ëerner von Siemens, një nga pionierët e teknologjisë moderne dhe një figurë jashtëzakonisht me ndikim në historinë gjermane. Së bashku me vëllezërit e tij Ëilliam dhe Carl, ai hodhi themelet e një biznesi, i cili në 150 vitet e fundit, është rritur duke arritur një sukses global të jashtëzakonshëm. Në këtë mënyrë, Siemens vazhdon të jetë në pararojë të industrisë së komunikimit, transportit, energjisë, shëndetit dhe, natyrisht, të pajisjeve elektroshtëpiake. Në qendër të evolucionit të pajisjeve elektroshtëpiake të shekullit të 20-të, të tilla si fshesa me korrent, setet e gatimit dhe lavastoviljet, Siemes ka ruajtur këtë oreks të pangopur për përsosmërine edhe në shekullin e 21-të.

Inovacioni

Me rreth 30 000 persona pjesë të stafit të kërkimit dhe zhvillimit në mbi 170 vende në mbarë botën, Siemens i jep përparësi inovacionit dhe kjo është baza e planit dhe strategjisë së tyre të zgjerimit të tregut dhe rritjes së qëndrueshme. Pajisjet e tyre pasqyrojnë këtë qasje, duke demonstruar aftësi të lakmueshme dhe komoditet të jashtëzakonshëm tek përduruesit. Nga dizajni elegant dhe funksionaliteti varioSpeed i furrave të tyre të integruar iQ700, me ekranin spektakolar me prekje intuitive TFT, tek pianurat me induksion, të cilat mundësojnë standarde të reja saktësie dhe fleksibiliteti, Siemens ju jep mundësinë të rinovoni pajisjet tuaja të kuzhinës me fjalën e fundit të teknologjisë. Ndërkaq, me përzgjedhjen e tyre të lavatriçeve dhe tharëseve, Siemens ju mundëson përfitime të jashtëzakonshme ekonomike, efikasitet dhe komoditet për rrobat tuaja.

Cilësia

Në Siemens, cilësia mbi gjithçka tjetër. Jo vetëm produkti i tyre përfiton nga inxhinieria gjermane me famë botërore, por të gjitha produktet prodhohen duke përdorur materiale të cilësisë më të lartë dhe i nënshtrohen kontrolleve rigoroze gjatë të gjithë të procesit të prodhimit të tyre. Standardet më të larta zbatohen për çdo aspekt të një pajisjeje Siemens: duke siguruar qëndrueshmëri, siguri dhe performancë maksimale. Kjo mbështetet nga një përkushtim ndaj qëndrueshmërisë, ekologjisë dhe praktikave më të mira: fabrika e tyre prodhuese në Bad Neudstadt, për shembull, ka zbatuar së fundmi një “Zero Harm Culture”, një program menaxhimi cilësor që vë theksin në sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit. Është pikërisht angazhimi i Siemens për mirëqenien e konsumatorëve dhe punonjësve që përcakton cilësinë e tyre.