LAURASTAR

Duke shfrytëzuar përfitimet e mprehtësisë dhe inxhinierisë zvicerane për të revolucionarizuar kujdesin për rrobat, Laurastar është një lider në zhvillimin e sistemeve të hekurosjes, të cilat mundësojnë rezultate profesionale për përdorim në kushtet e shtëpisë. E themeluar mbi 35 vite më parë, Laurastar përdor risitë dhe teknologjinë bashkëkohore për të mundësuar lehtësinë dhe efikasitet maksimal të produkteve të tyre, të cilat tani eksportohen në mbi 40 vende në mbarë botën, përfshirë dhe Shqipërinë.

Risitë

E përqendruar në zhvillimin e zgjidhjeve profesionale për kujdesin e rrobave, të cilat mund të jenë të arritshme nga të gjithë, Laurastar përmirëson me një vizion të qartë dhe përpiqet të revolucionarizojë teknikat e hekurosjes, duke u mundësuar klientëve të saj teknologjinë me bashkëkohore. Laurastar sjell sistemet më moderne të hekurosjes në komoditetin e shtëpisë tuaj dhe ndërthur komoditetin me maksimumin e cilësisë.

MJEDISI

Jetëgjatësia e produkteve është përparësia kryesore e Laurastar, prandaj marka zbaton politikat e saj të mbrojtjes së mjedisit. Duke promovuar efikasitetin në përdorimin e energjisë dhe jetëgjatësinë e produkteve, përmes përdorimit të risive dhe inovacionit, Laurastar siguron që ndikimi i saj, ndonëse i vogël, është mëse i mjaftueshëm, dhe përbën një vlerë të konsoliduar, e cila buron nga angazhimi i saj për përdorimin e materialeve të riciklueshme aty ku është e mundur.

TEKNOLOGJIA

Duke iu përshtatur specifikisht llojeve dhe materialeve të ndryshme të rrobave, tavolinat intuitive të hekurosjes të Laurastar janë çelësi për arritjen e rezultateve profesionale. Duke u krenuar me gamën e saj të gjerë të produkteve të avancuara dhe materialet e cilësisë preimium, ekipi i kërkimit dhe zhvillimit siguron që rezultatet e hekurosjes tuaj të jenë të paarritshme askund tjetër.