PYETJE TË SHPESHTA
Kontaktoni në +355 69 00 00 000 ose dergoni një mesazh në info@vanto.al
PYETJE TË PËRGJITHSHME
1. Kush është Vanto Home?
Vanto Home është shtëpia markave premium të elektroshtëpiakeve në Shqipëri, me një përzgjedhje të pakrahasueshme të produkteve premium. Me një eksperiencë mbi 25-vjeçare, trashëgimia e kompanisë është ndërtuar mbi respektimin e standardeve më të mira të shërbimit ndaj klientit. Ne ofrojmë një gamë të madhe produktesh që përfaqësojnë denjësisht dizajnin, cilësinë dhe teknologjinë më të mirë në treg.
2. Ku ndodhen showroomet tuaja?
Vanto Home aktualisht operon me 3 showroom-e të pozicionuara në pika të ndryshme në Tiranë dhe bashkëpunon ngushtësisht me studiot dhe arkitektët më të famshëm në mbarë Shqipërinë.
3. Në çfarë oraresh dhe ditësh janë të hapura showroomet?
Dy prej showroomeve tona; Showroom Smeg dhe Vanto Experience janë të hapur çdo ditë të javës nga ora 09:00-21:00, ndërsa shërbimet e tjera mbështetëse nga showroom dhe administrata mundësohen çdo ditë të javës nga ora 08:00 – 17:00 dhe të shtunave nga ora 08:00 – 13:00. Jeni të mirëpritur dhe ekspertët tanë mund t’ju shoqërojnë dhe t’ju prezantojnë me gamën tonë të produkteve dhe t’ju asistojnë me zgjidhjet që përshtaten kërkesat dhe preferencuat tuaja.
4. A ofroni shërbime komerciale?
Po! Divizioni ynë për shërbimet komerciale ofron zgjidhje ideale për kuzhinat, lavanderitë, sektorin e industrisë së ndërtimit dhe dizajnit të brendshëm. Ekipi ynë i shërbimeve komerciale bashkëpunon ngushtë me arkitektët, ndërtuesit dhe zhvilluesit, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe markash.
5. Si i zgjidhni produktet?
Ekipi ynë i ekspertëve ka përvojë dhe njohuri për të gjitha produktet dhe markat që ne përfaqësojmë. Ne kemi marrëdhënie të besueshme mbi 25-vjeçare në sektorin e elektroshtëpiakeve, të cilat garantojnë një përzgjedhje të pakrahasueshme të pajisjeve dhe markave më të mira në botë. Padiskutim mund të jeni të sigurtë që Vanto Home zgjedh dhe ofron vetëm produkte premium në dizjan, cilësi dhe teknologji.
PAGESAT
6. Cilat janë opsionet e pagesës?
Ne pranojmë pagesa në cash, me kartë krediti në dyqan dhe pagesa përmes bankës. Pagesa për produktet e porositura duhet të bëhet e plotë para dorëzimit të produktit dhe/ose produkteve të përzgjedhura. Ne mund të pranojmë parapagim për porosinë e produktit dhe/ose produkteve, duke e shoqëruar atë më preventivin e plotë të shumës së plotë që duhet të paguhet, për një periudhë jo më shumë se 1 javë nga momenti i konfirmimit të porosisë.
SHËRBIMI I LOGJISTIKËS
7. A ofroni shërbime transporti?
Po, ne ofrojmë shërbimin e transportimit për produktet tona nga e hëna, në të premte në Tiranë dhe në qytete të tjera. Të shtunave shërbimi i transportit mundësohet vetëm për qytetin e Tiranës dhe rrethinat. Dorëzimi i produktit mundësohet nga ekipi i logjistikës dhe ekipi i instalimit nëse ky shërbim përzgjidhet nga klienti në momentin blerjes, apo porosisë. Varësisht kërkesës dhe dëshirës së klientit, shërbimi i transportit dhe instalimit mund të ofrohen edhe veçmas.
8. Kush e ofron shërbimin tuaj të transportit?
Shërbimi i transportit dhe dorëzimit të produktit kryhet nga ekipet tona të logjistikës dhe ekipet e instalimit. Shërbimi i transportit, dorëzimi dhe instalimi koordinohen nga të gjitha njësitë, dhe kjo na ndihmon që t’ju shërbejmë sa më mirë. Shërbimi i transportit brenda Tiranës mundësohet falas, ndërsa shërbimet jashtë Tiranës mundësohen kundrejt pagesës, e cila varion varësisht largësisë së adresës së dorëzimit.
9. Cili është afati i dorëzimit?
Nëse produkti është gjendje në magazinë, ne mund të sigurojmë dorëzimin të nesërmen e porosisë ose maksimumi 3 ditë punë në varësi të zonës dhe ngarkesës me porositë. Nëse produkti i porositur është specifik dhe nuk është gjendje në magazinë, ne përpiqemi ta dorëzojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Në çdo rast klienti informohet paraprakisht për datën e saktë të dorëzimit të produktit dhe në rast vonesash që varen nga prodhuesi, klienti informohet paraprakisht për çdo ndryshim të mundshëm të datës së përcaktuar për dorëzimin e produktit.
10. A bëni montimin e produktit?
Po, ne mundësojmë shërbimin e montimit të pajisjeve për të gjitha produktet, përfshirë dhe montimin e lavapjatave, ribinetëve dhe grirëseve të mbeturinave. Të gjitha shërbimet mundësohen kundrejt pagesës dhe çmimi varion varësisht produkteve dhe vendndodhjes.
SHËRBIMET E PAS SHITJEVE
11. A ofroni pjesë këmbimi për pajisjet?
Po. Ne mundësojmë pjesë këmbimi për pajisjet dhe markat që ne tregtojmë. Varësisht markave dhe produkteve, ne përpiqemi që të mundësojmë pjesë këmbimi për një periudhë maksimumi 15-vjeçare nga momenti i hedhjes në treg të një modeli. Ju lutemi kontaktoni me showroom-in më të afërt ose shërbimin VANTO CARE për t’u këshilluar mbi disponueshmërinë e pjesëve që ju nevojiten. Nëse kemi gjendje në stok, do të përpiqemi që ta sigurojmë sa më shpejt të jetë e mundur, përfshirë dhe instalimin sipas dëshirës së klientit. Nëse një pjesë nuk është gjendje në magazinën tonë, në koordinim me partnerët tanë rajonalë do të përpiqemi të mundësojmë plotësimin e kërkesës në kohën më të shkurtër të mundshme. Në çdo rast, klienti do të informohet për disponueshmërinë dhe kohën e parashikuar për mbërritjen e pjesës.
12. kë duhet të kontaktoj nëse kam probleme me një pajisje?
Nëse një pajisje e blerë në një prej showroomeve tona kërkon një shërbim, pavarësisht nëse është brenda afatit të garancisë së prodhuesit ose jo, ju mund të kontaktoni me Departamentin e Kujdesit ndaj Klientit dhe ne do të kontaktojmë furnizuesin/prodhuesin në emrin tuaj. Për të rezervuar një telefonatë shërbimi, ju lutemi kontaktoni Shërbimin e Garancisë në numrin +355 67 60 00 058 nga e hëna në të premte 08:00 – 17:00 ose përmes adresës së e-mail service@vanto.al.