DYSON
Dyson është një nga prodhuesit më të famshëm të pajisjeve të vogla në botë. Me inovacionin brilant të James Dyson, i cili shpiku fshesën me korrent pa kordon, ky emër është bërë sinonim i inxhinierisë që udhëheq industrinë dhe vendos standarde të pakrahasueshme të cilësisë. Dhe me një ekip gjithnjë e në rritje të inxhinierëve dhe studiuesve, ata vazhdojnë të avancojnë dhe të maksimizojnë eficencën e pajisjeve shtëpiake.
RISI
Fama dhe trashëgimia Dyson lindi nga një moment frymëzimi: kur në vitin 1978 James Dyson u zhgënjye me performancën e dobët dhe gjithnjë në rënie të fshesës së tij me korent. Ai zbuloi se qesja e saj ishte bllokuar nga pluhurat, të cilët ndikonin në performancën e thithjes. Ai sapo kishte përfunduar së ndërtuari një kullë industriale për fabrikën e tij, që përdorte forcën centrifugale për të ndarë grimcat e bojës nga ajri dhe mendoi se e njëjta teknologji mund të zbatohej dhe tek fshesat me korent. Duke ndjekur me ngulm këtë ide, gjatë pesë viteve dhe pas 5 127 prototipëve të krijuar, ai shpiku fshesën e parë në botë pa kordon.
Kërkimi dhe zhvillimi
Dyson gjithmonë studion dhe është në kërkim të risive për përmirësimin e vazhdueshëm të produkteve të saj. Nga selia e tyre në Malmesbury, Angli, James Dyson dhe ekipi i tij vendosën një standard të jashtëzakonshëm, duke kryer vazhdimisht kërkime, duke projektuar dizajne të ndryshme dhe duke zhvilluar produkte fantastike. Me këtë zell dhe pasion progresiv, kompania ka evoluar nga ideja e një njeriu të vetëm, në një fenomen global me një ekip me mbi 100 inxhinierë në mbarë botën. Pajisjet Dyson tani shiten më mbi 65 vende, duke mundësuar përfitime fantastike për klientët, si dhe duke frymëzuar indrustrinë në mbarë botën.
Fondacioni James Dyson
Historia e Dyson është një histori shpikjesh dhe angazhimi të vazhdueshëm për arritjen e standardeve të reja. Inxhinieria ka qenë gjithmonë në themel të suksesit të tij, prandaj James Dyson është i apasionuar për të ndihmuar gjeneratën e ardhshme, duke nxitur dhe stimuluar këdo që të ndjekë këtë fushë. Si pjesë e këtij angazhimi, Fondacioni “James Dyson” është themeluar për të mundësuar mbështetje të vazhdueshme përmes bursave të studimit për studentët dhe mentorët e tyre, mbështetjen e vazhdueshme për programet arsimore dhe materialet edukative.