TË GJITHA SHËRBIMET

Për ne, dorëzimi i porosive nuk është një proces i thjeshtë i dorëzimit të një produkti në adresën e klientit. Por, është një proces i vazhdueshëm komunikimi dhe përkujdesjeje, duke koordinuar gjithçka me klientin për të përcaktuar ditën dhe orën e saktë të dorëzimit. Shërbimi i logjistikës mundësohet çdo ditë të javës nga ora 08:00 – 17:00 dhe të shtunave nga ora 08:00 – 13:00 në Tiranë dhe rrethina. 

Edhe në rastet kur ju dëshironi të ndryshoni ditën dhe orën e marrjes së porosisë, ne përshtasim çdo planifikim sipas kërkesës tuaj, mjafton që të njoftohemi të paktën 24 orë përpara. Ne kujdesemi maksimalisht dhe bëjmë gjithçka mundemi për ta kryer punën në mënyrë perfekte. Zero rrëmujë, zero dëme, zero zhgënjim.

Montimi

Ku ju zgjidhni një pajisje, të cilën doni ta përdorni çdo ditë për vitet që pasojnë, ju dëshironi që ajo të jetë e montuar siç duhet dhe të funksionojë në mënyrë të përsosur, të përshtatet mjeshtërisht me mobiljet dhe sigurisht të duket shumë bukur. Gjithashtu, ajo duhet të montohet në mënyrë të sigurtë dhe në përputhje me udhëzimet e prodhuesit, që ju të siguroheni për mirëfunksionimin e saj, të ruani garancinë e prodhuesit dhe produkti të zgjasë më shumë.

Me shërbimin e montimit të pajisjeve, ju përfitoni një shërbim cilësor nga profesionistët dhe njohësit më të mirë të produktit, të cilët janë plotësisht të kualifikuar, të trajnuar rregullisht dhe të certifikuar për instalimin e produkteve që ne ofrojmë (përjashto lavapjatëset dhe mishelatorët). Ekspertët tanë të instalimit të produkteve janë profesionistë dhe për ta ka rëndësi çdo milimetër dhe decibel.

Për shumë përfaqësi magazinimi është zakonisht sfida më e madhe logjistike. Ne keni një gamë të gjerë produktesh dhe kërkesa për to është gjithnjë në rritje. Në çdo rast nevojitet një hapësirë e sigurtë magazinimi dhe një sistem shumë i mirë për shërbimin e logjistikës. Përveç kapaciteteve të magazinimit për nevojat tona të magazinimit, Vanto Home përpiqet t’ju vijë në ndihmë edhe me shërbimin e magazinimit për periudha të caktuara, në rastet kur klientët ende nuk janë gati për montimin e produkteve dhe përballen më vonesa të papritura gjatë aplikimit të projektit të tyre.

Ne e dimë se ndonjëherë kjo zgjedhje është shumë e rëndësishme për ju, ndaj përpiqemi të ofrojmë shërbime shtesë për nevojat tuaja, duke i shtuar dhe elementin e sigurisë. Në mënyrë që t’ju ofrojmë shërbimin më të mirë të mundshëm, ne na duhet të planifikojmë çdo gjë në kohë me departamentin tonë të logjistikës dhe magazinimit. Në bashkëpunim me klientin ne parashikojmë kohën maksimale të shërbimit të magazinimit dhe kohën e lëvrimit të produktit në adresën e kërkuar.