TRANSPORTI DHE DORËZIMI

Ne, në Vanto Home i kushtojmë një rëndësi të veçantë shërbimit të pas-shitjeve dhe është një prej pikave tona më të forta të kujdesit ndaj klientit. Ne ofrojmë shërbimin e transportimit për të gjitha produktet tona nga e hëna në të premte nga ora 08:00 – 17:00 dhe varësisht kërkesave tuaja të veçanta mund të organizojmë shërbimin e transportit dhe të shtunave nga ora 08:00 – 12:00 në Tiranë dhe rrethinat e saj.

Dorëzimi i produktit në çdo rast mundësohet nga ekipi ynë i logjistikës dhe ekipi i montimit (nëse ky shërbim kërkohet nga klienti). Varësisht kërkesës dhe dëshirës së klientit, shërbimi i transportit dhe montimit mund të ofrohen sëbashku ose veçmas. Në çdo rast, pavarësisht kërkesës tuaj fillestare, ju do të asistoheni për çdo shërbim që ne ofrojmë, duke u koordinuar me departamentin tonë të Kujdesit ndaj Klientit.

Edhe në rastet kur ju dëshironi të ndryshoni ditën dhe orarin e marrjes së porosisë në dorëzim, ne do të përshtasim çdo planifikim referuar kërkesës tuaj, mjafton që të njoftohemi minimumi 24 orë përpara për ndryshimin e planit. Ne kujdesemi maksimalisht dhe bëjmë gjithçka mundemi për të mundësuar një shërbim ekselent. Zero rrëmujë, zero dëme, zero zhgënjim.

Shërbimi i transportit dhe dorëzimit të produktit kryhen nga ekipet tona të logjistikës dhe montimit. Shërbimi i transportit brenda Tiranës mundësohet falas, ndërsa shërbimet jashtë Tiranës mundësohen kundrejt një pagese, e cila varion varësisht distancës së adresës së dorëzimit.

Në rastet kur produkti ndodhet në magazinën tonë, ne mund të sigurojmë dorëzimin e produktit të nesërmen e porosisë, ose maksimumi 3 ditë pune për rrethet e tjera. Nëse produkti i porositur është specifik dhe nuk është gjendje në magazinë, ne do të përpiqemi ta dorëzojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Afatet e dorëzimit variojnë dhe janë totalisht të përcaktuara nga vetë brandet. Në çdo rast ju do të informoheni paraprakisht për datën e saktë të dorëzimit të produktit dhe në rast të vonesave, të cilat varen totalisht nga prodhuesi, ju do të informoheni paraprakisht për çdo ndryshim të mundshëm.