Muaji Gjerman në Vanto: teknologjia që na sjell së bashku

Një mëngjes ndryshe në Vanto, mes gatimit, teknologjisë dhe momenteve të ndara së bashku.

Në kuadër të Muajit Gjerman, showroom-i Vanto mirëpriti miq të brandit dhe familjet e tyre për një eksperiencë dedikuar Siemens dhe Liebherr, nën drejtimin e Chef Arvin Kita.

Dita nisi me freskinë e Liebherr, ku frigoriferi 90 cm me teknologjinë BioFresh u bë natyrshëm pjesë e mikpritjes, përpara se eksperienca të zhvendosej në hapësirën Siemens.

Teknologjia, në veprim

Në kuzhinë, Chef Arvin solli në jetë teknologjinë Siemens iQ700 përmes një menuje me frymë gjermane: nga bratwurst dhe burgers, te strudel-i i sapopjekur.

Rreth ishullit të gatimit, sistemi Siemens downdraftAir kombinonte gatimin dhe aspirimin në një sipërfaqe të vetme, ndërsa të ftuarit mund të ndiqnin çdo përgatitje nga afër.

Por protagonistët më të vegjël i dhanë ditës një tjetër ritëm. Me kapelet Vanto dhe duart në kuzhinë, fëmijët u kthyen për pak në “Little German Chefs”, duke e bërë eksperiencën po aq familjare sa edhe gastronomike.

Më shumë se një prezantim produktesh

Mes gatimit, degustimit dhe bisedave, teknologjia nuk ishte thjesht e ekspozuar — ishte pjesë e momentit.
Dhe ndoshta kjo është mënyra më e mirë për të kuptuar filozofinë Vanto: shtëpia nuk ndërtohet vetëm nga objektet që zgjedhim, por nga mënyra se si jetojmë me to.

Muaji Gjerman vazhdon deri më 30 Shtator, me oferta të dedikuara për Siemens dhe Liebherr në Vanto Showroom, Kompleksi Delijorgji.