ASKO Partner zyrtar i FIFA World Cup 2026
Kur performanca takohet me precizionin skandinav
Me afrimin e Kupës së Botës 2026, ASKO merr rolin e një partneri zyrtar të këtij eventi global, një bashkëpunim që reflekton standardet më të larta të performancës, inovacionit dhe precizionit skandinav.
Në skenën më të madhe të futbollit, ku çdo detaj bën diferencën, performanca është gjithçka. Të njëjtat vlera që karakterizojnë sportin elitar janë integruar në çdo pajisje ASKO, të krijuara për performancë afatgjatë, funksionalitet inteligjent dhe një eksperiencë të përditshme që ndihet premium.
Një standard që shkon përtej kuzhinës
Për Vanto, ky partneritet është një tjetër hap që forcon pasionin tonë për të sjellë marka me reputacion dhe vlerë të vërtetë si ASKO. Një markë që vendos standarde të reja çdo vit në dizajn dhe teknologji.
Sot, ASKO është pjesë e shumë shtëpive të klientëve tanë të kënaqur në gjithë Shqipërinë, përmes lavanderisë më të kompletuar në botë, lavastoviljeve inovative, pianurave precize, furrave shumëfunksionale dhe kabineteve të verës efikase dhe të detajuara.
Nga EuroCucina
në FIFA World Cup 2026
Krahas krijimit të pajisjeve elektroshtepiake që konkurrojnë tregun në çdo aspekt, ajo që diferencon ASKO nga shumë marka është prezenca e saj në skenat më prestigjioze të dizajnit, teknologjisë dhe performancës globale.
Nga prezenca në evente elitare si EuroCucina, deri tek partneriteti me FIFA World Cup 2026, ASKO vazhdon të përfaqësojë një standard që shkon përtej funksionalitetit. Një kombinim i inovacionit, elegancës dhe besueshmërisë afatgjatë.
Performancë që zgjat me dekada
Mjeshtëria skandinave kompleton të gjithë shtëpinë me pajisje të krijuara për të zgjatur, për të performuar në mënyrë konstante dhe për të ruajtur elegancën e tyre ndër vite.
Thjeshtësi, besueshmëri dhe një prezencë që flet vetë


