ASKO × Vanto: Një histori kujdesi, nga suedia në shqipëri
ASKO x Vanto: Një histori kujdesi, nga Suedia në Shqipëri
Me Sherinën dhe Bliss në qendër të rrëfimit, editoriali i ri i Vanto-s sjell një interpretim
të trashëgimisë së ASKO, ku estetika e modës ndërthuret me intimitetin e jetës
familjare.
Historia e ASKO nis në Suedi, në vitin 1950, me një gjest kujdesi. Duke parë mundimin e së ëmës teksa lante rrobat me dorë, Karl-Erik Andersson vendosi të ndërtonte një lavatriçe që do t’ia lehtësonte përditshmërinë. Nga kjo nevojë personale lindi një filozofi që vazhdon të udhëheqë markën: teknologjia merr kuptim kur përmirëson jetën e njerëzve.
Më shumë se 75 vjet më vonë, Vanto e sjell këtë histori në një kontekst shqiptar përmes një editoriali me protagoniste Sherinën dhe Bliss të njohura dhe të dashura mes shumë familjeve shqiptare. Realizuar në kuadër të Muajit Skandinav, projekti ndërton një lidhje mes origjinës së ASKO dhe mënyrës se si e përjetojmë shtëpinë sot.
Nga kujtesa e lumit te shtëpia bashkëkohore Rrëfimi vizual nis buzë lumit. Mes ujit, gurëve dhe gjelbërimit, nëna dhe vajza rikrijojnë ritualin e dikurshëm të larjes së rrobave me dorë. Skena i referohet historisë që frymëzoi krijimin e lavatriçes së parë të ASKO, duke vendosur në qendër marrëdhënien njerëzore nga e cila nisi gjithçka.



Më pas, editoriali zhvendoset në ambientet e Iluminatium Residence dhe Febal Casa. Peizazhi natyror ia lë vendin interierëve të kuruar, ndërsa puna e përditshme shndërrohet në kohë për t’u ndarë së bashku. Kujdesi për veshjet, përgatitja e një ëmbëlsire dhe çastet në kuzhinë bëhen pjesë e të njëjtit rrëfim për shtëpinë.






Ky kalim nga e shkuara tek e tashmja shpreh edhe idenë që përshkon projektin: pas çdo
risie që lehtëson një punë të përditshme, qëndron mundësia për t’i kushtuar më shumë
kohë njëri-tjetrit.
Përditshmëria përmes gjuhës së modës. Me një qasje të frymëzuar nga editorialet e modës së Vogue, projekti bashkon silueta të kuruara, tekstura të buta dhe kompozime që i japin një dimension teatral jetës në shtëpi.
Për Vanto-n, ky editorial shpreh një vizion të shtëpisë ku dizajni, funksionaliteti dhe përjetimi personal plotësojnë njëri-tjetrin. Një hapësirë që merr karakter nga njerëzit që jetojnë në të.
Muaji Skandinav në Vanto
Gjatë nëntorit, Vanto i kushton vëmendje trashëgimisë dhe filozofisë skandinave të ASKO: dizajnit të menduar me kujdes, cilësisë së materialeve dhe zgjidhjeve që thjeshtojnë jetën në shtëpi.
Deri më 15 nëntor, në Vanto Showroom mund të zbuloni oferta të veçanta në një përzgjedhje pajisjesh ASKO, nga lavatriçet dhe tharëset te furrat, lavastoviljet dhe
pajisjet e tjera të kuzhinës.
Një ftesë për ta njohur markën përmes historisë së saj dhe për të zbuluar nga afër se si
kjo filozofi përkthehet në shtëpinë bashkëkohore.
Sepse ideja me të cilën nisi ASKO mbetet po aq e vlefshme edhe sot: më shumë kujdes
për përditshmërinë, më shumë kohë për njerëzit që e bëjnë shtëpinë tonë.











Protagoniste: Sherina & Bliss
Koncepti dhe ideja: Sara Çela, Aleks Karriqi
Fotografia: Armand Habazaj
Video: Renato Hysenlli
Dizajni dhe web: Ilvi Bimi, Daniel Sadiku
Skenografia: Ira Dobra, Drina Ujkashi
Kostumografia: La Maison Nouvique
Lokacionet: Iluminatium Residence, Febal Casa


