Markat e Vanto në skenën më të madhe globale të dizajnit dhe teknologjisë

Markat e Vanto në skenën më të madhe globale të dizajnit dhe teknologjisë

Në botën e dizajnit dhe teknologjisë së kuzhinës, nuk ka skenë më të madhe se Salone del Mobile Milano, eventi më prestigjioz në nivel global për mobilim, arkitekturë dhe inovacion. Çdo dy vite, brenda këtij eventi zhvillohet edhe EuroCucina, një platformë e dedikuar ekskluzivisht për kuzhinat dhe teknologjinë e tyre.
 
Në edicionin e 2026, që zhvillohet nga 21 deri më 26 Prill në Milano, mbi 100 marka ndërkombëtare do të prezantojnë risitë që do të formësojnë të ardhmen e kuzhinës, nga dizajni minimalist tek teknologjia profesionale dhe sistemet inteligjente.
 
Në këtë skenë globale, janë të pranishme edhe markat që përfaqësohen nga Vanto për tregun shqiptar:
EuroCucina 2026, Falmec prezanton “Mimesis”, një koncept që riformulon rolin e aspiratorit në kuzhinë.
 
Aspiratori kthehet në një element që shkrihet me arkitekturën e hapësirës. Ventilimi integrohet në tavan, në ndriçim apo në sipërfaqe, duke krijuar një prani të natyrshme dhe elegante brenda ambientit.
Ky drejtim reflekton një trend global, ku kuzhina trajtohet si një hapësirë e pastër vizualisht, me funksione të integruara në mënyrë harmonike brenda dizajnit.
 
Këndin e Falmec mund t’a vizitoni në:
EuroCucina 2026 | FTK – Technology For the Kitchen | Pavilion 4 | Stand C22 | 21–26 Prill

ASKO do të prezantojë këtë vit pajisje të kuzhinës dhe lavanderisë që kanë fituar çmime ndërkombëtare, duke rritur standardet e saj të njohura për qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi. Me materiale të reja dhe teknologji të avancuara, pajisjet garantojnë rezultate efikase dhe konsistente për shumë vite.

Dizajni minimalist, i kombinuar me precizionin funksional, shoqërohet nga përvoja të reja përdoruesi të mbështetura nga inteligjenca artificiale, duke e bërë ndërveprimin intuitiv dhe të personalizuar.

Këndin e ASKO mund t’a vizitoni në:
EuroCucina 2026 | FTK – Technology For the Kitchen | Pavilion 2 | Stand B10/B12 | 21–26 Prill

Një kuzhinë që mendon, përshtatet dhe bashkëpunon me përdoruesin merr formë përmes vizionit të ri nga Signature Kitchen Suite.
Linja e frigoriferëve të SKS përbën thelbin e koleksionit, me modele single-door, French Door dhe kabinete vere që ofrojnë kapacitet ndër më të mëdhenjtë në kategorinë e tyre. Të gjitha pajisjet janë të integruara, fleksibël dhe të gatshme për panelet e kuzhinës.

Furrat multifunksionale dhe sobat Flex me induksion ndërthurin dizajnin minimalist me precizion funksional, ndërsa ekspresi automatik i kafesë dhe kontrolli përmes ekranit me prekje ofrojnë një përvojë inteligjente. Të gjitha pajisjet janë Wi-Fi ready dhe mund të monitorohen edhe nga distanca përmes sistemit Smart Diagnosis.

Këndin e SKS mund t’a vizitoni në:
EuroCucina 2026 | FTK – Technology For the Kitchen | Pavilion 4 | Stand C18 | 21–26 Prill

Një dimension i ri i freskisë merr formë përmes risive që Liebherr prezanton këtë vit.

Modelet French Door, gama diverse e pajisjeve built-in dhe teknologjitë e reja si BioFresh Professional krijojnë një standard të ri në ruajtjen e ushqimit. Gama e pajisjeve Liebherr tani zgjerohet edhe në kuzhinat outdoor, për të gjithë ata që dëshirojnë performancë dhe inovacion direkt në hapësirat e tyre të jashtme.

Risitë e Liebherr mund t’i eksploroni në:
Milan Design Week 2026 | Liebherr Experience Showroom | Piazza Fontana 3, Hotel Rosa Grand, Milano | 21–24 Prill

Vizioni i Vanto Showroom

Pjesëmarrja e këtyre markave në një event të këtij niveli është një reflektim i standardeve që ato përfaqësojnë në nivel global.
 
Në Vanto Showroom, përzgjedhja jonë e markave bazohet gjithmonë tek cilësia dhe inovacioni. Ne sjellim vetëm marka që vlerësohen ndërkombëtarisht, fitojnë çmime prestigjioze dhe vendosin standarde të reja çdo vit në dizajn dhe teknologji.
 
Sepse për ne, një pajisje është më shumë se thjesht funksion. Ajo është një përvojë që përcakton mënyrën si jetojmë çdo ditë.