
Si u krijua showroom-i eksperiencial Vanto?
Në Vanto, donim të krijonim një eksperiencë të pazakontë blerjesh dhe informimi për teknologjitë më të fundit në industrinë e elektroshtëpiakeve, por edhe hapësira që mbështesin nevojën e krijimit të Vanto në tregun shqiptar.
Jemi konceptuar si një shtëpi e madhe për arkitektët, të apasionuarit pas teknologjisë, dizajnit, ushqimit dhe jetës së mirë.
Në këtë video, drejtuesja e studios projektuese, Larisa Agovi, shpjegon elementët kryesorë dhe dallues të këtij projekti, një nga më të dashurit e saj dhe më të veçantët në llojin e vet.
View this post on Instagram
Përgjatë vizitës, Larisa duket sikur ndjek aromën e mirë që vjen nga zona më e “gjallë” në Vanto, ku shef Alfred Marku, i cili ka konfirmuar publikisht dashurinë për brand-et tona, çdo të martë realizon një cooking show për të pranishmit në showroom. Kjo, për të treguar funksionimin e çdo pajisje dhe mënyrën si mund të shfrytëzojmë teknologjinë për realizimin me sukses të recetave më të mundimshme dhe të vështira për amvisat.
Leave a Reply