Pesë pajisjet elektroshtëpiake në të cilat INVESTIMI është një MUST!
Secili prej nesh dëshiron të ketë pajisje elektroshtepiake që ofrojnë dizajn por edhe performance të lartë, ndaj momenti i përzgjedhjes së tyre është mjaft i rëndësishëm, pasi janë një investim afatgjatë për shtëpinë.
Lexoni këtë artikull profesional, i cili do të zbulojë pajisjet më të rëndësishme elektroshtëpiake, në të cilat duhet të investoni për ti patur në përditshmërinë tuaj:
1. Lavastovilja
Lavastovilja është pa dyshim pajisja që nevojitet në kuzhinën tuaj, pasi ju lehtëson minimalisht 60-80 orë në muaj. Lavastovilja ASKO ju kursen kohë dhe kujdeset për enët më delikate, nëpërmjet programeve inovative. Gjithashtu, lavastoviljet ASKO kanë autodozim dhe në bazë të ngarkesës së enëve, përdoret sasia e duhur e detergjentit larës si dhe nuk do të jetë e nevojshme të bëni një paralarje të enëve, pasi helikat dhe sprucatorët e kësaj pajisjeje kryejnë me profesionalizëm secilin proces!
2. Furra
Mund të zgjidhni sipas stilit të interierit tuaj një ekselencë gjermane si furrat Siemens, një mjeshtëri skandinave si furrat Asko apo një trashëgimi artizanale italiane si Ilve.
Me teknologjinë e avancuar dhe ndërtimin funksional, këto pajisje e kthejnë kuzhinën në këndin e preferuar të shtëpisë! Në këto furra, teknologjia më e fundit e gatimit kombinohet me dizajnin e përjetshëm, për të sjellë artin e gatimit në zemrën e shtëpisë tuaj.
3. Frigoriferi
Ka vetëm një brand i cili vjen si një garanci e përjetshme kur bëhet fjalë për investimin në një frigorifer jetëgjatë, Liebherr! Frigoriferët Liebherr arrijnë të jenë përçues shumë të mirë e të shpejtë të temperaturës falë interierit të inoksit duke kursyer në maksimum energjinë.
Sistemi HydroBreeze mundëson qarkullimin uniformë të temperaturës dhe lagështinë optimale duke mos lejuar qe ushqimet të lëshojnë aromë dhe të thahen! Opsioni Biofresh krijon një habitat natyral për frutat dhe perimet duke i mundësuar 2-fishin e rezistencës krahasuar me ruajtjen në çdo frigorifer tjetër në treg.
4. Aspiratori
Aspiratoret Falmec paraqesin një dizajn simetrik dhe inovativ, duke i dhënë kuzhinës tuaj një pamje ndryshe.
Aspiratoret Falmec janë të pajisur me teknologjinë Circle dhe sistemi i filtrimit teknik aktivizon motorrin me dalje të lartë të ajrit, i cili redukton zhurmën dhe rrit performancën.
5. Lavanderia ASKO
Kur kërkojmë për lavanderinë ideale, nuk kërkojmë thjesht pastrimin e veshjeve, por mbi të gjitha përkujdesje të veçantë ndaj fibrave dhe materialeve të tyre! Lavatriçja dhe tharësja ASKO jo vetëm që ju zgjidh këtë problem, por ju ofron një proçes të qetë dhe pa vibrime. Gjithashtu disa veçori të tjera inovative si autodozim detergjenti, program anti alergjik dhe 20+ programe të tjera te cilat do ju befasojnë në çdo larje. Kazani i lavatriçes është i ndërtuar me material rezistent çelik inox, si një garanci mbi 20 vjeçare për secilin blerës!
Shtëpia juaj duhet t’ju ofrojë komoditetin e duhur për të gjetur qetësinë dhe për të shijuar çdo orë që kaloni aty. Ndaj profesionistët tanë, kanë përzgjedhur me kujdes për të sjellë në tregun shqiptar, pajisjet me performancën më të lartë, teknologjinë më inovative dhe ndërtimin më cilësor për t’ju garantuar një investim afatgjatë në pajisjet tuaja elektroshtëpiake!
Leave a Reply