Nga rrënjët skandinave në Shqipëri: Vanto sjell historinë e ASKO përmes një fotosesioni të veçantë

Nga rrënjët skandinave në Shqipëri: Vanto sjell historinë e ASKO përmes një fotosesioni të veçantë

Një histori që nisi nga dashuria e një djali për nënën e tij, një frymëzim nga Vogue dhe një realizim që bashkon natyrën, modën dhe teknologjinë skandinave.

Gjithçka nisi në Suedi, në vitin 1950, kur Karl-Erik Andersson, një i ri që shihte nënën e tij të lante rrobat me dorë çdo ditë, vendosi të krijonte një lavatriçe për t’ia lehtësuar punën. Një gjest i thjeshtë dashurie që do të shënonte fillimin e historisë së ASKO, një markë që sot njihet për cilësinë, jetëgjatësinë dhe filozofinë e saj skandinave.

Më shumë se 75 vite më vonë, kjo histori u bë një nga frymëzimet kryesore për fotosesionin më të ri të realizuar nga Vanto Showroom.

Një histori skandinave, e ritreguar në Shqipëri

Të frymëzuar nga editoriali i ASKO në bashkëpunim me Vogue Living, vendosëm të sillnim interpretimin tonë të kësaj historie, duke ruajtur lidhjen me natyrën, traditën dhe elegancën.

Në qendër të fotosesionit qëndrojnë Sherina Spahiu dhe vajza e saj e vogël, Bliss, të cilat i japin jetë historisë përmes momenteve të ngrohta mes nënës dhe vajzës.

Një pjesë e fotografive u realizua pranë lumit, duke rikthyer në kujtesë kohën kur larja e rrobave bëhej me dorë, buzë ujit. Një kontrast i bukur mes së shkuarës dhe teknologjisë së sotme, që na kujton sa shumë ka ndryshuar përditshmëria falë inovacionit.

Fotosesioni vijoi në ambientet e Iluminatium Residence, ku arkitektura dhe atmosfera e veçantë u ndërthurën me lavatriçet, tharëset dhe pajisjet e kujdesit për veshjet ASKO. Ndërsa për koleksionin e kuzhinës, realizimi u zhvendos në showroom-in e Febal Casa, ku dizajni bashkëkohor krijoi sfondin ideal për elegancën e pajisjeve skandinave.

Një realizim i përbashkët nga ekipi Vanto

Pas çdo fotografie qëndron puna dhe përkushtimi i një ekipi të tërë. Projekti u realizua me angazhimin e ekipit të Vanto, nën drejtimin e Sara Çelës, Head of Marketing, së bashku me specialistët e marketingut Aleks Karriqi, Drina Ujkashi dhe Ira Dobra, webmaster-in Ilvi Bimi dhe graphic designer-in Daniel Sadiku.

Fotografia iu besua Armand Habazajt (@armandhabazaj), ndërsa realizimi i videove Renato Hysellit (@ren1h), të cilët sollën në jetë konceptin artistik të këtij projekti.

Mjeshtëri skandinave, performancë e përjetshme

Ky fotosesion shënon gjithashtu një periudhë të veçantë për ASKO në Shqipëri. Deri më 15 nëntor, Vanto Showroom sjell një nga fushatat më të mëdha të uljeve për ASKO gjatë viteve të fundit, me çmime ekskluzive në një gamë të gjerë elektroshtëpiakesh.

Nga lavatriçet dhe tharëset te furrat, lavastoviljet dhe pajisjet e tjera të kuzhinës, kjo është një mundësi për të sjellë në shtëpi teknologjinë dhe dizajnin skandinav me kushte të veçanta.

Sepse në thelb të ASKO qëndron e njëjta ide me të cilën nisi gjithçka: të krijojë më shumë kohë për njerëzit dhe momentet që kanë vërtet rëndësi.

Zbuloni koleksionet ASKO dhe uljet ekskluzive në Vanto Showroom, Bulevardi “Gjergj Fishta”, Kompleksi Delijorgji, Tiranë.