Markat e Vanto në skenën më të madhe globale të dizajnit dhe teknologjisë
Markat e Vanto në skenën më të madhe globale të dizajnit dhe teknologjisë
ASKO do të prezantojë këtë vit pajisje të kuzhinës dhe lavanderisë që kanë fituar çmime ndërkombëtare, duke rritur standardet e saj të njohura për qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi. Me materiale të reja dhe teknologji të avancuara, pajisjet garantojnë rezultate efikase dhe konsistente për shumë vite.
Dizajni minimalist, i kombinuar me precizionin funksional, shoqërohet nga përvoja të reja përdoruesi të mbështetura nga inteligjenca artificiale, duke e bërë ndërveprimin intuitiv dhe të personalizuar.
Këndin e ASKO mund t’a vizitoni në:
EuroCucina 2026 | FTK – Technology For the Kitchen | Pavilion 2 | Stand B10/B12 | 21–26 Prill
Një kuzhinë që mendon, përshtatet dhe bashkëpunon me përdoruesin merr formë përmes vizionit të ri nga Signature Kitchen Suite.
Linja e frigoriferëve të SKS përbën thelbin e koleksionit, me modele single-door, French Door dhe kabinete vere që ofrojnë kapacitet ndër më të mëdhenjtë në kategorinë e tyre. Të gjitha pajisjet janë të integruara, fleksibël dhe të gatshme për panelet e kuzhinës.
Furrat multifunksionale dhe sobat Flex me induksion ndërthurin dizajnin minimalist me precizion funksional, ndërsa ekspresi automatik i kafesë dhe kontrolli përmes ekranit me prekje ofrojnë një përvojë inteligjente. Të gjitha pajisjet janë Wi-Fi ready dhe mund të monitorohen edhe nga distanca përmes sistemit Smart Diagnosis.
Këndin e SKS mund t’a vizitoni në:
EuroCucina 2026 | FTK – Technology For the Kitchen | Pavilion 4 | Stand C18 | 21–26 Prill
Një dimension i ri i freskisë merr formë përmes risive që Liebherr prezanton këtë vit.
Modelet French Door, gama diverse e pajisjeve built-in dhe teknologjitë e reja si BioFresh Professional krijojnë një standard të ri në ruajtjen e ushqimit. Gama e pajisjeve Liebherr tani zgjerohet edhe në kuzhinat outdoor, për të gjithë ata që dëshirojnë performancë dhe inovacion direkt në hapësirat e tyre të jashtme.
Risitë e Liebherr mund t’i eksploroni në:
Milan Design Week 2026 | Liebherr Experience Showroom | Piazza Fontana 3, Hotel Rosa Grand, Milano | 21–24 Prill


