Vanto në SKS Milano: Një eksperiencë që vendos standarde të reja për kuzhinën moderne
Vanto në SKS Milano:
një eksperiencë që vendos standarde të reja për kuzhinën moderne
Në një qytet që konsiderohet si kryeqyteti botëror i dizajnit, Milano, aty ku tradita dhe inovacioni bashkëjetojnë natyrshëm, ndodhet një nga hapësirat më ikonike të kuzhinës moderne, showroom-i i Signature Kitchen Suite.
Ky showroom, i vendosur në Piazza Cavour, më shumë se një hapësirë ekspozimi, është një hapësirë eksperienciale dhe një pikë takimi mes arkitekturës, teknologjisë dhe artit të gatimit, ku filozofia “True to Food” merr formë.


Vanto bashkon arkitekturën shqiptare me standardin ndërkombëtar
Vanto ka ndërmarrë një iniciativë të veçantë duke bashkuar disa nga studiot më të njohura të interierit në Shqipëri si Arredim AL, Archigenius Studio, Atelie di Elisabeta, Claud Architects, Ego Architecture, Meri Design Studio, Martini Design Studio dhe Stile Progetti.
Qëllimi nuk ishte vetëm vizita në showroom-in e SKS, por krijimi i një përvoje të veçantë, ku arkitektët patën mundësinë të zbulojnë nga afër teknologjitë, precizionin dhe cilësinë e pajisjeve, elemente që konfirmojnë SKS si një brand premium në nivel ndërkombëtar.
Kuzhina në praktikë
cooking show
Eksperienca u kompletua me një eksperiencë gatimi të drejtuar nga Chef Francesco Falanga, një profesionist i cili mban suksesin e eksperiencave kulinare prestigjioze si La Caravella në Amalfi, Hotel Eden në Romë dhe Il Mosaico në Ischia.
Gjatë këtij momenti, grupi pati mundësinë të përgatisë tortellini dhe të përjetojë nga afër performancën dhe precizionin e pajisjeve SKS në një ambient real përdorimi.
Vanto, gjithmonë një hap përpara
Kjo eksperiencë, më shumë se një vizitë, ishte një deklaratë.
Një deklaratë që kuzhina moderne nuk është më vetëm një hapësirë funksionale, por një vend ku teknologjia, dizajni dhe pasioni për ushqimin bashkohen për të krijuar diçka më të rëndësishme.
Dhe përmes Vanto, kjo eksperiencë tashmë ka një hapësirë edhe në Shqipëri. SIGNATURE KITCHEN SUITE ekskluzivisht në VANTO, shtëpinë e markave premium të elektroshtëpiakeve!


