Bukë Pashke – Recetë Tradicionale Italiane

Bukë Pashke
Recetë Tradicionale Italiane

Këtë Pashkë, ne në Vanto duam të ndajmë me ju një recetë të veçantë të bukës italiane tradicionale, një ëmbëlsirë e butë dhe e gërshetuar që sjell ngjyra, shije dhe aromë në tryezën tuaj festive.

Një mënyrë perfekte për të festuar Pashkët me familjen.

çfarë ju duhet:

  • Për brumin
1 ¼ gotë qumësht
⅓ gotë gjalpë pa kripë (i prerë në copa të vogla)
2 ¼ lugë çaji maja
½ gotë sheqer
⅛ lugë çaji kripë
2 vezë të mëdha (të rrahura)
4 gotë miell
Zbukurime (sprinkles)
 
  • Për dekorim
1 vezë e madhe e rrahur me një lugë çaji ujë
3 vezë të mëdha të ngjyrosura.

Udhëzime pëR PëRGATITJEN:

  • Vendosni qumështin dhe gjalpin në një tenxhere të vogël dhe ngrohini derisa gjalpi të shkrihet dhe përzierja të jetë e ngrohtë, por mos e lini të nxehet shumë.
  • Në një tas të madh përzieni majanë me sheqerin dhe kripën. Shtoni vezët e rrahura, përzieni mirë, pastaj shtoni përzierjen e qumështit dhe gjalpit.
  • Shtoni miellin gradualisht dhe përdorni mikser me grep brumi (mund t’a bëni edhe me dorë) për të formuar një brumë të butë dhe pak të ngjitshëm. Rreth 10–12 minuta për një teksturë perfekte.
  • Lëreni brumin të pushojë disa minuta. Më pas ndani brumin në copa dhe rrotullojini për të krijuar shiritat që do t’i gërshetoni. Më pas formoni gërshetën ose kurorën tuaj festive.
  • Lëreni brumin të fryhet në një vend të ngrohtë për 45–60 minuta. Më pas, lyeni sipërfaqen me vezën e rrahur, shtoni zbukurimet (sprinkles) për dekor dhe vendosni vezët e ngjyrosura në mes. Piqeni në 177 °C për 15–18 minuta, deri sa buka të marrë një ngjyrë të artë dhe të shkëlqyer.

Gëzuar Pashkët

Kjo bukë simbolizon rilindjen, ngjyrat e pranverës dhe ngrohtësinë e tryezës familjare. Me Vanto, çdo Pashkë bëhet më e veçantë.
Ndajeni këtë recetë me njerëzit e dashur dhe bëjeni pjesë të traditës suaj festive.

Pajisjet e përdorura për këtë recetë

Për të përgatitur këtë recetë, përdorëm Furrën ASKO Elements 5n1, një pajisje multifunksionale që mundëson gjithçka, jo vetëm për përditshmëri, por për gatim në një nivel profesional. Për të siguruar që vezët u gatuan në mënyrë të përsosur, përdorëm temperaturën ekzakte për secilën me Pianurën ASKO Celsius Cooking. Ndërsa për prerjen e brumit dhe më pas të bukës, i besojmë vetëm preçizionit maksimal të setit të thikave Zwilling.

Ingredients

Për kekun:
 150 g gjalpë
 ½ filxhan qumësht
 4 vezë
 5 ½ filxhan sheqer
 270 g miell
 2 tsp pluhur pjekjeje
 1 tsp vanilje pluhur
 Lëkura e grirë e 1 limoni
 Lëngu i 1 limoni
Për fistikët e karamelizuar:
 5 ½ filxhan fistikë pa kripë
 1 filxhan sheqer
Për kremin:
 1 filxhan sheqer pluhur
 57 lugë gjelle lëng limoni
Bukë Pashke – Recetë Tradicionale Italiane

Ingredients

Për kekun:
 150 g gjalpë
 ½ filxhan qumësht
 4 vezë
 5 ½ filxhan sheqer
 270 g miell
 2 tsp pluhur pjekjeje
 1 tsp vanilje pluhur
 Lëkura e grirë e 1 limoni
 Lëngu i 1 limoni
Për fistikët e karamelizuar:
 5 ½ filxhan fistikë pa kripë
 1 filxhan sheqer
Për kremin:
 1 filxhan sheqer pluhur
 57 lugë gjelle lëng limoni
Bukë Pashke – Recetë Tradicionale Italiane