I pakrahasueshëm do të thotë më shumë sesa thjesht të pretendosh të jesh më i miri.

I pakrahasueshëm për ne do të thotë të përpiqesh pareshtur për të arritur përsosmërinë e përvojës së çdo klienti. Do të thotë t’i thuash “JO” çdo kënaqësie të momentit dhe të jesh gjithmonë i etur për shumë më shumë, për detaje që lënë mbresa të pakrahasueshme për çdo klient. Do të thotë të flakësh tutje ‘manualin e rregullave dhe pritshmërive” dhe të bësh të pamundurën për t’i dhuruar klientit një kënaqësi të jashtëzakonshme që zgjat përgjithmonë. Mund të jenë gjëra në dukje të vogla, të tilla si: përzgjedhja e lavatriçes ideale për një lavanderi të vogël, e frigoriferit apo kompletit të kuzhinës që përshtatet me pasionin tuaj për gatimin apo dizajnin, ndjekja e ecurisë së garanicë së prodhuesit për një produkt, asistenca e vazhdueshme për mirëmbajtjen e një pajisjeje, apo këshillat dhe sugjerimet për një performancë më të mirë të pajisjeve tuaja, por që në fund të fundit bëjnë diferencën.

Ne themi “PO” në një botë plot “JO”

Sepse në udhëhiqemi nga PASION PËR TË PËRSOSURËN. Pasioni ynë është që të ofrojmë një përvojë fantastike. Një klient, një përvojë unike. Ne përpiqemi të themi “PO” në një botë plot me “JO” dhe shpesh kjo nënkupton të THYESH RREGULLAT dhe të jesh larg të ZAKONSHMES. Ne ndjekim atë që pak të tjerë guxojnë, sepse për ne fjala 'E PAMUNDUR’ është thjesht një tjetër pengesë në rrugën tonë drejt progresit. Megjithatë, pavarësisht pasionit tonë, ne kurrë nuk i harrojmë vlerat tona, ato janë në zemër të gjithçkaje që ne bëjmë.

Parimi jonë i parë është qasja ndryshe ndaj gjërave

Ne frymëzohemi nga tradita dhe pasioni. Ne nuk udhëhiqemi nga rregullat dhe qasja e të tjerëve në industrinë tonë, ose nuk e përcaktojmë strategjitë tona nga parimet e analogjisë. Ne udhëheqim. Ne përtërijmë veten dhe sjellim risi në gjithçka që ofrojmë; produkte dhe shërbime.