
MASAT NDAJ COVID-19
MASAT NDAJ COVID-19
Të nderuar klientë dhe bashkëpunëtore,
Duke ju falenderuar paraprakisht për mbështetjen tuaj në këtë situatë jo të zakonshme për të gjithë ne, po bëjmë gjithçka është e mundur për t’ju shërbyer në mënyrë të sigurtë dhe efikase. Ne sigurohemi që klientët dhe partnerët tanë në biznes të jenë plotësisht të mbrojtur dhe të informuar, ndërsa ndjekim me rigorozitet të gjitha zhvillimet dhe udhëzimet e institucioneve përkatesë të ngarkuara me menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19.
Ne e kemi ndërtuar biznesin tonë në ofrimin e shërbimeve ekselente ndaj klientëve tanë dhe vazhdojmë të përmbushim të gjitha pritshmëritë dhe nevojat e çdo klienti, pavarësisht situatës. Duke respektuar me përpikmëri të plotë kërkesat dhe udhëzimet e institucioneve në kushtet e gjendjes aktuale, ju sigurojmë që po ndjekim një protokoll, i cili përfshin një sërë masash. Në çdo rast dhe për çdo arsye, shëndeti dhe siguria juaj dhe ajo e punonjësve tanë, janë prioriteti kryesor per ne.
Si masë paraprake, kemi rritur disponueshmërinë e pastruesve dhe dizinfektantëve dhe klientët, dhe përveç kësaj, respektojmë me rigorozitet distancat e rekomanduara dhe kryejmë pastrim të plotë dhe të përditshëm të ambienteve tona. Showroomet tona vazhdojnë të jenë të hapura dhe zbatojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet përkatëse. Të gjithë pjesëtarët e ekipeve tona të shitjes, logjistikës dhe kujdesit ndaj klientit, ndjekin me rigorizitet kërkesat e detyrueshme nga institucionet e ngarkuara me menaxhimin e situatës.
Ekipet tona të shërbimit ndaj klientit në çdo nivel do të përpiqen që të minimizojnë kontaktet e afërta me klientët. Ekipi i logjistikës, ndërkohë do të përpiqet të minimizojmë në maksimum kohën e qëndrimit në shtëpinë tuaj, në momentin e dorëzimit të produkteve. Jemi të përkushtuar për të trajnuar dhe mbështetur ekipet tona të shitjeve, logjistikës dhe shërbimeve të kujdesit ndaj klientit me praktikat më të mira të higjienës.
Në çdo rast dhe për çdo arsye, kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar me cilësinë maksimale të gjithë gamën e shërbimeve.
Faleminderit paraprakisht për mbështetjen tuaj në këtë situatë të jo të zakonshme,
Me respekt,
Vanto Home