Menaxher/e marketingu digjital

Menaxher/e marketingu digjital

Kompania Vanto, eshte nje kompani shqiptare e cila operon ne fushen e elektroshtepiakeve dhe eshte distributor zyrtar ne vend i brandeve Smeg, Dyson, Asko, Ilve, Siemens, Liebherr, Falmec dhe Laurastar.

Vanto kerkon te punesoje me kohe te plote nje Menaxher/e Marketingu me eksperience ne marketingun digjital dhe krijim kontenti.

Pergjegjesite kryesore te ketij pozicioni pune jane:
• Hartimi dhe prezantimi i ideve dhe strategjive të ndryshme të marketingut dhe organizimi i aktiviteteve promocionale.
• Bashkëpunim i ngushte me Departamentin e Shitjes, per fushtatat e paracaktuara vjetore.
• Menaxhimi i rrjeteve sociale të kompanisë te organizuara ne Meta Business Suite dhe analiza e performances se strategjive te marketingut digjital.
• Mbajtja e kontaktit ne menyre proaktive me partnere dhe bashkepunetore ne funksion te realizimit te objektivave te marketingut.
• Shkrim artikujsh per Blog/Newsletter ne baze te aktiviteteve mujore.
• Te kryeje teste dhe te analizoje paid ads me qellim maksimizimin e ROI.
• Raporton tek Drejtuesi i Departamentit te Marketingut dhe punon ngushtesisht me te.

Kerkohet:
• Diplomë në Biznes / Marketing
• Përvojë minimale 4 vjecare në funksione Marketingu, vecanerisht Marketingu Digjital.
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
• Aftësi analitike dhe hulumtuese, të kombinuara me të menduarit krijues.
• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup, fleksibilitet dhe kreativitet.
• Te jete njohes dhe perdorues i mire i paketes Office, MailChimp, Analytics dhe SEO, IG ads, FB ads, Facebook for Business, WordPress, PPC Google Campaigns, Shopify.
• Te menaxhoje buxhetet e fushatave te marketingut dhe te percaktoje ne avance shpenzimet per secilen fushate.

Ofrohet:
• Pagese e kenaqshme.
• Vizibilitet nderkombetar i punes krijuese dhe jo vetem.
• Rritje e vazhdueshme profesionale fale trajnimeve, dinamikes dhe filozofise se punes ne Vanto.
• Kushte fizike pune shume te mira.

Te interesuarit jane te ftuar te dergojne rezymene e tyre ne adresen e emailit info@vanto.al , jo me vone se data 23 dhjetor 2022.

Cel. : 0676000058

X