Asko – Ein prosit udine
Asko - ein prosit udine
Ndihemi krenarë që në showroom-in tonë ofrojmë dhe u sjellim klientëve tanë një brand prestigjioz si ASKO, pajisjet e të cilit së fundmi u shfaqen në Ein Prosit, një nga festivalet më të njohura të gastronomisë në Itali, i zhvilluar në Udine. Për gjashtë ditë, ky festival ikonik mirëpriti mbi 15,000 vizitorë dhe më shumë se 105 shefa kuzhine nga e gjithë bota të cilët prezantuan pjata të veçanta dhe të shijshme.
ASKO mori pjesë në këtë festival falë një bashkëpunimi të veçantë me Lisjak, prodhues premium të vajit të ullirit ekstra të virgjër. Në një ‘food-truck’ i cili u kthye ne një kuzhinë të lëvizshme, e pajisur plotësisht me pajisje ASKO, disa nga shefat më të njohur kulinarë në botë, përgatitën recetat e tyre unike, duke e shndërruar qytetin e Udine-s në një skenë të hapur gastronomike.
Ky është një shembull i shkëlqyer i ekselencës dhe inovacionit që ASKO sjell në çdo kuzhinë, dhe si Vanto, na jep kënaqësi të ofrojmë këtë nivel cilësie dhe përvoje edhe për klientët tanë.


